Ancelotti: Çdo trajner ëndërron ta drejtojë këtë klub

Carlo Ancelotti pranon se ka përmbushur ëndrrën e çdo trajneri, duke marrë përgjegjësinë e drejtimit të Real Madridit. Ai shton se kurrë nuk pati nevojë t’i jepte udhëzime Cristiano Ronaldos gjatë eksperiencës së përbashkët në “Santiago Bernabeu”.

Italiani është një nga menaxherët më të trofeshëm të epokës moderne, pasi vuri vulën e tij në disa nga klubet më të mëdha në botë. Ai ka provuar stolin e Milan, Juventus, Chelsea, Real Madrid, Bayern Munich, PSG dhe Napoli, ndërsa aktualisht drejton Everton.

Ishte pikërisht viti 2013, kur Ancelotti mori një telefonatë nga Madridi, me “Los Blancos” që tuan “La Decima” në Champions, nën drejtimin e tij. 60-vjeçari e shijoi plotësisht kohën e tij në kryeqytetin spanjoll, e cila zgjati vetëm dy vite. Ai do të jetë përgjithmonë mirënjohës ndaj klubit të bardhë, që ia dha një mundësi të tillë.

Ancelotti tha për “Sky Sports”:“Unë mendoj se kur je trajner, duhet të provosh dhe të drejtosh Real Madridin një ditë në jetën tënde. Kam kaluar dy vite atje dhe ishte një përvojë e paharrueshme, ngaqë mendoj se Real Madridi është klubi më i mirë në botë. Kudo ku shkonim, në çdo vend, kishte shumë njerëz që donin të na shihnin, ta mbështesnin ekipin, kështu që ishte një përvojë e paharrueshme.

Ekipi kishte pasur disa probleme në vitet e fundit, kur arrita atje. Fakti që nuk ishte në
gjendje të fitonte Ligën e Kampionëve për 12 vite konsiderohej obsesion. Real Madridi
ishte mësuar të fitonte shumë Champions. Kam pasur fatin ta toj këtë trofe që në
vitin e parë atje”.