Kanë përfunduar ndeshjet e Ligës së Parë në kuadër të xhiros së dhjetë. Në këto ballafaqime janë arritur rezultate interesante, shkruan Gazetasheshi.com
Në grupin A janë regjistruar dy barazime dhe një fitore e skuadrës së A&N përballë ish-kampionëve të vendit Vushtrrisë me rezultat të pastër 3-0.
Ndërkohë në Grupin B janë zhvilluar të gjitha ndeshjet e xhiros këtë të diel. Falë fitores në udhëtim te 2 Korriku, skuadra e Dardanës ka marrë kreun. “Bardhekaltërit” triumfuan me golin e mesfushorit Zgjim Mustafa.
Kurse, Ulpiana nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola kundër Vitisë.
Më poshtë i keni rezultatet komplete:
‘GRUPI A’
FT’ Liria 1–1 Istogu
FT’ Onix 1–1 Malisheva
FT’ A&N 3–0 Vushtrria
‘GRUPI B’
FT’ Flamurtari 1-1 Vllaznia
FT’ KEK-u 2–0 Ferizaj
FT’ 2 Korriku 0–1 Dardana
FT’ Vitia 0–0 Ulpiana
FT’ Kika 1–3 Ramiz Sadiku
/Gazeta Sheshi/