Amir Rrahmani ka disa fjalë për duelin me Finlandën

407

Futbollisti që la Shqipërinë për Kosovën, Amir Rrahmani është optimis se do t’ia dalin të hënën ndaj Finlandës.

“Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme. Është ndeshja e parë për kualifikimet e botërorit dhe për këtë ka shumë rëndësi që të nisim mirë. Kemi cilësi të ekipit duke i njohur të gjithë lojtarët dhe unë besojë se do të arrijmë një rezultat pozitiv”, ka deklaruar Rrahmani, transmeton Gazeta Sheshi.

Rrahmani është në mesin e lojtarëve që ende nuk dihet nëse do të ketë të drejtë loje të hënën.