Amir Rrahmani është ‘mbreti’ në Serie A, lë pas dy mbrojtësit më të mirë

Transferimi i Amir Rrahmanit te Verona në Serie A, duket se ka rezultuar i suksesshëm për kapitenin e Përfaqësueses së Kosovës, raporton Gaztasheshi.com.

Paraqitjet e tij në elitën e futbollit italian kanë qenë në nivelin më të lartë të mundshëm.

25 vjeçari konsiderohet si njëri ndër mbrojtësit më të mirë në Serie A.

Ai gjendet në vendin e parë sa i përket topave të vjedhur apo të rikuperuar, ndërsa hyn në top 5-she për duelet e fituara në ajër.

Mbrapa tij ndodhen futbollistë të njohur si Alessio Romagnoli, Kalidou Koulibaly e Chris Smalling.

Top 15 lojtarët me më së shumti topa të rikuperuar: