Kadri Veseli është takuar sot me Ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, z.Greg Delawie, Ambasadorin e Britanisë së Madhe, z, Ruairi O’Connell, si dhe Ambasadorin e Norvergjisë, z. Jan Braathu.
Në takim është biseduar për proceset aktuale politike dhe për krizën e tash sa muajve e cila po e pengon punën e Kuvendit të Kosovës, si dhe për zgjedhjen e Presidentit. Të tre ambasadorët kanë kërkuar që zgjidhja e Presidentit të jetë në përputhje me Kushtetutën.
Ambasadori britanik, Ruairi O’Connell, ka fajësuar klasën politike për krizën aktuale.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka premtuar se procesi i zgjedhjes së Presidentit do të jetë plotësisht në përputhje me Kushtetutën.