Ambasada e Japonise ndihmon Rahovecin me 61.116 euro

132

Komuna e Rahovecit ka nënshkruar një kontratë me Ambasadën e Japonisë, e cila parasheh pajisjen e Qendrës Kryesore e Mjekësisë Familjare në Rahovec, me një autoambulancë, një karrige Stomatologjike dhe dy aparate për analizë të gjakut.

Sipas një njoftimi të Komunës së Rahovecit, nënshkrimi kësaj kontrate është bërë nga drejtori i QKMF-së,. Shemsedin Popaj dhe sekretari i dytë në Ambasadës së Japonisë në Austri dhe Kosovë, Mitsunori Ogasaëara.

Në ceremoninë e nënshkrimit ishte edhe Munib Durguti, drejtori i Drejtorisë për Punë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Rahovecit. Vlera e përgjithshme e kontratës-grantit është 61.116 euro dhe ka të bëjë me “Asistencë Bazike dhe Siguri Njerëzore ”.

Në ceremoninë e nënshkrimit në fjalën e tij të mbajtur sekretari i dytë në Ambasadës së Japonisë në Austri dhe Kosovë, Mitsunori Ogasaëara , tha se Qeveria e Japonisë ka miratuar këto katër projekte, për këtë vit fiskal, në mesin e të cilave është aprovuar edhe “Projekti për pajisjen e Qendrës Kryesore e Mjekësisë Familjare në Rahovec”, me një Autoambulancë, një karrige Stomatologjike, dy aparate për analizë të gjakut (Hemogrami dhe aparati për analizë Biokimike).