Altin Bytyqi vërshohet nga ofertat pas shkëlqimit te Besa e Pejës

Altin Bytyqi ka fascionuar me paraqitjet e tij në edicionin që sapo lëmë pas te Besa e Pejës, ndërkohë që ka patur interesim të shumë klubeve për të patur në radhët e veta.

Gazeta “Sheshi” merr vesh që 20 vjeçari tashmë është kontaktuar nga disa ekipe brenda dhe jashtë vendit, në mesin e të cilave është Kukësi dhe Apolonia e Fierit.

Duke parë interesimin e shumë klubeve për talentin nga Suhareka, e ardhmja e tij në “Shahin Haxhiislami” tashmë mund të quhet një opsion i mbyllur.

Bytyqi i cili luan në pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë, di ta bëjë mjaft mirë edhe mbrojtësin e qendrës, ndërkohë që të kaluarën ishte pjesë e ekipit reprezentues të moshave U19 të Kosovës, i ftuar nga selektori Ramiz Krasniqi.

Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e Bytyqit, për të cilën Gazeta “Sheshi” do ju informojë për më të rejat e fundit nga cilado lëvizje.

/Gazeta Sheshi/