Alonso: “Të fitosh në Barcelonë, është më mirë se sa të fitosh kampionatin”

Xabi Alonso ka dhënë një intervistë përpara sfidës së shumë pritur. Ish mesfushori Madrilen ka veçuar ndjenjën e tij Madrilene duke potencuar që të fitosh në Camp Nou, është më mirë se sa të fitosh një kampionat.

“Kemi fituar disa herë në Camp Nou, si në 2012-tën. Ishte viti ku ne fituam La Ligan me 100 pike, por të fitosh një El Clasico me rezultatin 2-1 në Barcelone është më mire se sa të fitosh kampionatin. Ishte një natë për t’u mbajtur mend.”

“Është gjithmonë një ndeshje intenzive. Edhe pse Real Madridi është 10 pikë prapa, El Clasico është një nga ndeshjet më të medha në futboll. Është një ngjarje e madhe. Shpresoj të mundemi të shikojmë një ndeshje të mirë dhe shpresoj që Real Madridi të mposhtë Barcelonën. Kjo do të ishte një vet-respekt dhe diçka madhore për klubin.”

“Champions League është një objektiv masiv i Real Madridit këtë vit pasi që ata e dinë se La Liga është shumë e vështirë për t’u fituar me diferencën që Barcelona ka për momentin. Me lojtarët që Real Madridi ka, mund të mposhtë çdo skuadër në botë. Ata mund të prodhojnë shumë shanse, mund të prodhojnë një futboll të bukur. Kështu që, me siguri Real Madridi është gjithashtu njëri nga favoritët kryesorë për Champions Leaguen”.