Allegri, zëvendësues i Zidane-s

104

Massimiliano Allegri, trajner aktual i skuadrës italiane Juventus, është kandidati kryesor për sezonin e ardhshëm që të marrë drejtimin e skuadrës mbretërore Real Madrid.

Ashtu siç ka njoftuar ditën e mërkurë e përditshmja italiane “La Gazzeta Dello Sport”, presidenti i madrilienëve, Florentino Perez, është duke menduar të gjejë një zëvendësues për trajnerin aktual, frencezin Zinedine Zidane, pasi ky i fundit nuk ka përmbushur pritshmëritë.

Legjenda e klubit madrilien, morri drejtimin e skuadrës pas shkarkimit të Rafael Benitez në muajin e kaluar, derisa ka mbetur plotë 12 pikë prapa Barcelonës në luftën për titullin kampion të La Liga-s.

Në këto kushte Perez po kërkon të gjejë një zëvendësues ideal për Zidane-n, derisa emri i Allegrit ka kohë që është përmendur në mbledhjen e bordit drejtues të skuadrës madriliene.

Madje, siç raporton “Dello Sport”, Allegri ishte planifikuar të zëvendësojë Ancelotti-n sezonin e shkuar, mirëpo në fund kishte dështuar plani, pasi madrilienët kishin zgjedhur një spanjoll në vend të tij.

Tani, Allegri ka edhe një vit kontratë me skuadrën e Juventus-it me mundësi vazhdimi, derisa merr një pagë prej 2,4 milionë euro në sezonë, e cila do rritej dyfish më shumë nëse do pranonte ofertën për të drejtuar “galaktikët”.