Allegri xheloz për të bijën, ja çfarë do të bënte po të lidhej me ndonjë futbollistë

Valentina Allegri, vajza e trajnerit të Juventusit, Massimiliano Allegri, ka rënë pre e një kamere të fshehtë të bërë nga televizioni italian “Iene” (Hijenat).

Ajo ka rrëfyer: “Nuk do të lidhem kurrë me një lojtar, pasi karriera e tyre do të përfundonte në atë moment. Pastaj e di që babai im nuk më lejon ta bëj këtë gjë”.

A është xheloz trajneri i Juventusit për fotot që publikon vajza e tij në rrjetet sociale? “Po. Herë pas here më dërgon mesazhe të shoqëruara me fotot që unë publikoj. Ambra? I shoh të dy shumë të dashuruar.

Kur babai im është i dashuruar vrapon në jetën e tij. Asaj nuk i them dot nënë. E kam një të tillë dhe më mjafton”, tha më tej Valentina.

Image result for Valentina AllegriRelated imageRelated imageRelated image