Alketa Vejsiu poston foto me partneren e Ronaldos pas festivalit Sanremo, ky është komenti që merr nga Georgina

Moderatorja shqiptare, Alketa Vejsiu dhe e dashura e futbollistit Cristiano Ronaldo, Georgina Rodriguez ishin prezantuese të këtij edicioni të festivalit prestigjioz Sanremo në Itali, transmeton zeri.info

Vejsiu dhe Rodriguez janë bërë shoqe në rrjetet sociale pas këtij festivali.

Alketa ka postuar një foto me të dashurën e Ronaldos në rrjetin social “Instagram”, derisa ka shkruar: “Me të mrekullueshmen Georginën ndamë skenën bashkë. Një bionde, një brune, të dyja jo italiane, por e duam Italinë! Edhe Italia na deshi”.

Ndërkohë, Georgina ka shkruar një koment: Bukuroshe! Një kënaqësi”.

Image