Aliti: I kemi kualitetet për t’i bërë ëndrrat realitet

Fidan Aliti, mbrojtës qëndror i kombëtarës së Kosovës, njëherësh edhe pjesë e klubit suedez Kalmar, ka besuar se përfaqësuesja mund të arrijë të kualifikohet në garat e ‘Euro 2020’.

Këto komente Aliti i bëri pas ballafaqimit me Anglinë, derisa i ka cilësuar ‘Tre Luanët’ si kombëtaren e parë me kualitete të larta në të cilën ka hasur Kosova, njofton lajmi.net.

“Na besojmë dhe i kemi kualitetet që t’i bëjmë ëndrrat realitet”, deklaroi mbrojtësi, duke iu referuar gjasave për të shkuar përpara në kompeticionin evropian ‘Euro 2020’.

“U kanë nji eksperiencë e mirë, sepse nuk na ka ra kurrë me lu me ekipe si Anglia”.

Ish-pjesëtari i ekipës së Skëndërbeut poashtu foli edhe për pjesën e parë, duke e cilësuar atë si më të dobët sesa e para. Fajet për një përformancë të tillë Aliti ia la lojës së hapur.

“Pjesa e parë kemi qenë naiv dhe kemi luajtur hapur”, deklaroi ai.

Kjo ishte paraqitja e gjashtë e mbrojtësit Alitit në ndeshje zyrtare për fanelën e përfaqësueses së Kosovës.