Alisson Becker portieri i vitit 2019

Alisson Becker është shpallur portieri më i mirë i këtij viti.

Portieri brazilian ka arritur ta fitojë trofeun e riformuar “Lev Yachine”.

Yachine është portieri i vetëm që ka arritur ta fitojë Topin e Artë dhe këtë gjë nuk ka arritur ta bëjë askush deri më tani.

Në nderim të tij, ky trofe për herë të parë ka shkuar në duart e Alisson Becker.

Portieri i Liverpoolit ka arritur ta mposhtë në këtë konkurrencë atë të Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen, dhe atë të Manchester Cityt, Ederson Moares.

/Gazeta Sheshi/