Alidema duhet të pres ende për debutim, ja çka ndodhi në ndeshjen Rijeka – Slaven Belupo

Futbollisti kosovar Festim Alidema i cili këtë afat kalimtar iu bashkua skuadrës së Slaven Belupos në elitën e futbollit kroat nga skuadra e Llapit, nuk e ka regjistruar ende debutimin e tij, shkuarn Zëri.info.

Ai ka qëndruar në bankinë për 90 minuta në sfidën që sonte skuadra e tij e ka zhvilluar si mysafirë ndaj Rjekas.

Rijeka po fiton me shifrat 3:1 kurse Slaven iu ka kryer të tirja zëvendësimet.

Alidema për shkak të dokumentacionit nuk ka mundur deri sot të bashkohet me ekipin e parë, dhe u besua se sonte do t’i jepet mundësia, por kjo gjë nuk ndodhi.

Te Slaven titullar u paraqit shqiptari nga Maqedonia Veriore, Muzafer Ejupi.