Çfarë e shkakton alergjinë në pluhurin e shtëpisë?
Cilët janë simptomet më të shpeshtë të alergjisë në pluhurin e shtëpisë?
Si të jem e sigurtë se kam alergji në pluhurin e shtëpisë?
Si shërohet alergjia në pluhur?
Si ta parandalojë alergjinë në pluhur?

Çfarë e shkakton alergjinë në pluhurin e shtëpisë?

“Foletë” e pluhurit janë tepihët, perdet, mbulesat…
Pluhuri shkaktohet nga shumë gjëra të ndryshme dhe sasia mvaret nga vendi se ku jetoni, lloji i mobileve që keni, nëse keni kafshë shtëpiake dhe shumë faktorë të tjerë vendimtarë.

Një copëz pluhuri, mund të përmbajë pjesëza të lëkurës së njeriut, zbokth të kafshëve, pjesë të pëlhurave dhe fijeve, pjesë ushqimi, madje edhe bakterie, këpurdha si dhe marimanga.

Kur përmendet alergjia në pluhurin e shtëpisë, asocimi i parë është pluhuri në elemente të ndryshme, sipërfaqe, pjesë të mobileve. Megjithatë, shumica e njerëzve janë alergjikë në marimanga, të cilat janë shkaktarët më të shpeshtë të alergjisë së rinititit dhe simptomeve të astmës, të cilat zakonisht lajmërohen tek fëmijët dhe atë gjatë tërë vitit.

Poashtu, duhet theksuar që më së shumti pluhur të pranishem ka në tepihë, perde, mbulesa krevatësh, si dhe në mobilie, sidomos ato të mbushura.

Cilët janë simptomet më të shpeshtë të alergjisë në pluhurin e shtëpisë?
Simptomet e alergjisë në pluhur janë të ngjashme me ato të simptomeve të alergjisë në polen, dhe më së shpeshti lajmërohet rinititi alergjik, simptomet e të cilit janë teshtima, rrjedhja dhe kruarja e hundës, si dhe kongjestioni, skuqja dhe kruarja e syve. Në disa raste, simptomet mund të jenë shumë serioze, të ngjashme me astmën, si kolla, frymëmarrja e vështirësuar, fishkëllima e mushkërive.

Si të jem e sigurtë se kam alergji në pluhurin e shtëpisë?
Simptomet e alergjisë në pluhur janë të ngjashme me shenjat e ftohjes, prandaj nëse vëreni që për një kohë të gjatë po teshtini apo i keni hundët e zëna, vizitoni mjekun i cili do të ju kontrollojë dhe nëse është e nevojshme, do të ju udhëzojë të bëni teste të alergjisë.

Simptomet në asnjë mënyrë nuk duhet mospërfillur sepse shpesh ndodh që krahas alergjisë në pluhur, me kohë të zhvillohet edhe alergjia në kafshët shtëpiake (qen, mace…)…

Si shërohet alergjia në pluhur?
Alergjia në pluhur shërohet sikurse llojet tjera të alergjisë, me ilaçe të cilat do të ju përshkruajë mjeku dhe imunoterapi. Përveç kësaj, është e rëndësishme ti shmangeni shkaktarëve (pluhurit, marimangave) kështu që preventiva ka më së shumti rëndësi në shërimin e alergjisë në pluhur.

Si ta parandalojë alergjinë në pluhur?
Pluhuri është i pranishëm kudo nëpër shtëpi dhe thjeshtë e keni të pamundur që njëkohësisht ti keni dy dhoma të pastra tërësisht.

Mirëpo, do të ishte mirë që ti përmbaheni disa këshillave se si të “kontrolloni” pluhurin në shtëpi:

  1. Kontrollimi i pluhurit dhe merimangave para së gjithash nënkupton pastrimin e rregullt me anë të thithëses dhe larjen e mbulesave në temperatura të larta, si dhe pastrimin e rregullt të pluhurit.
  2. Përdorni qese mbrojtëse me vakum për vendosjen e rrobeve të cilat nuk i bartni (mbrojnë rrobet nga merimangat, pluhuri, lagështia, insektet…).
  3. Kafshët shtëpiake nëse mundeni mos i mbani mbrenda në shtëpi, sidomos në dhomat e fjetjes.
  4. Perdet lani një apo dy herë në javë në ujë të ngrohtë.
  5. Largoni të gjitha lodrat nga pelushi, figurinat dhe lodrat tjera “mbledhëse pluhuri”, poashtu do të ishte më së miri po qe se i mbani të mbyllura nëpër rafte.
  6. Pastrimi i rregullt i mobilieve me thithëse, si dhe së paku një herë në muaj pastrimi i tyre i detalizuar.
  7. Pastrimi me thithëse preferohet minimum një apo dy herë në javë, përderisa një herë në muaj të bëhet pastrimi i detalizuar. Nëse keni thithëse me filter uji, tepihet mund ti pastroni më shpesh.
  8. Qilimat të cilët ndodhen në hapësirat në mur mund të paraqesin problem, sepse shpesh nuk mund ti pastroni të gjitha pjesët, si dhe do të ishte mirë që kohë pas kohe ti lëvizni tërë mobiliet në mënyrë që të pastroni pjesët të cilat janë larg kontaktit të duarve.

9. Pastroni filterët e klimës rregullisht