Albulena Haxhiu merret në pyetje nga prokurori në spital

86
Prokurori Ilaz Beqiri ka konfirmuar se ka qenë në Klinikën e Neurologjisë për të marrë në pyetje deputeten e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, raporton koha.net.

Në pamundësi për të marrë pjesë në seancën gjyqësore te Pallati i Drejtësisë kundër deputetëve të opozitës për shkak të lëndimeve në kokë që pësoi dje gjatë përleshjeve me sigurimin e Kuvendit, Haxhiu u mor në pyetje në spital.

Ndërkohë, siç raporton Kosovapress, ka përfunduar edhe seanca kundër deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili.

Prokurorja Shemsie Asllani për deputetin Ismaili ka kërkuar që t’i caktohet masa e paraburgimit.

Ndërkaq, së shpejti pritet të shpallet vendimi për deputetët e arrestuar dje.