Albin Tahiri merr vaksinën anti-Covid

Skitari kosovar, Albin Tahiri, është vaksinuar me vaksinën kundër koronavirusit.

Tahir përmes një postimi në “Facebook”,  ka shkruar se nuk ka pse të shqetësohet më, raporton Gazetasheshi.com

31-vjeçari ka ironizuar me pretenduesit që thonë vaksina është lloj çipi duke thënë se nëse zhduket diku, mund ta gjejnë përmes saj.

“Më në fund s’kam pse të shqetësohem më. Nëse rastësisht zhdukem diku, mund të më gjejnë”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i bërë nga Albin Tahiri