Albin Kurti thërret qytetarët në shesh të premten

116
Deputeti i VV-së, Albin Kurti ka thënë se të premten duhet të pengohet me çdo kusht zgjedhja e presidentit të Kosovës. Kurti ka kërkuar që kundërshtimit ti bashkohen të gjithë qytetarët e Kosovës.
“Unë i ftoj te gjithë qytetaret e republikës, edhe mërgatën, që të grumbullohemi në shesh, ne mënyrë qe ta pengojmë me një protesta madhështore kontrabandimin e presidentit te ri”, deklaroi Kurti.
Ai tha se “filluan t’i vënë maskat, kur e hedhëm gazin lotsjellës. Maskat ua kemi parë gjithmonë, por jo fytyrat. Vetëm 7 minuta para mbledhjes na kanë ftuar me e-mail”, teksa shtoi se Veseli është vonuar në mbledhje dhe është vonuar përkthimi në gjuhën serbe.
Ai potencoi se vendi ka nevojë për zgjedhje të reja.“Në këtë krize të thellë nuk e kemi luksin të përmbushin ambicie të njerëzve të dështuar. Thaçi dështoi më UNESCO dhe i solli vetëm dy njohje të vogla”, tha Kurti. /Gazeta Express