Albin Kurti komenton Përfaqësuesen e Kosovës në futboll, befason me fjalët e tij

Përfaqësuesja e Kosovës është tejet e përfolur për sukseset e fundit në futboll.

Vitin e kaluar, “Dardanët” arritën kulminacionin duke e fituar grupin D3 në Ligën e Kombeve.

Këtë vit, Kosova e nisi mirë rrugëtimin e saj duke barazuar me Danimarkën e Bullgarinë. Ndërkaq, paraqitjet e Kosovës në futboll i ka komentuar edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje!

Albin Kurti. “I kam shikuar disa nga ndeshjet e Kosovës dhe më ka pëlqyer. Më vjen mirë për këtë skuadër të re entuziaste”, tha Kurti në “Pressing”. Ndryshe, ndeshjet e radhës, Kosova i zhvillon në qershor në kuadër të elimimatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2020” ndaj Malit të Zi dhe Bullgarisë.