Alban Skënderaj zbulon sekretin, ja për cilën skuadër bën tifo

Alban Skënderaj zbulon një sekret të tijin në një koment në Instagram. Ikona e muzikës sonë të lehtë, është tifoz me Interin.

Në një postim të të DigitAlbit, për rikthimin e kampionateve elitare në ekranin e SuperSportit pas ndërprerjes për shkak të COVID-19, Skënderaj ka komentuar:

“ForzaInter”!

Këngët e mrekullueshme të Alban Skënderajt frymëzojnë dhe bashkojnë shumë zemra, por në këtë rast ndonjëra (kuqezi apo bardhezi) është “thyer” nga pasioni i këngëtarit për ngjyrat zikaltër.