Alban Rexhepi, futbollisti që arriti marrëveshje me tri klube

488

“Nga sot zyrtarisht jam pjesë e skuadrës së Llapit. Kushtet e ofruara, por edhe projekti i klubit më ka pëlqyer dhe për këtë kam vendosur t’i bashkohet Llapit”. Kjo ishte deklarata e Alban Rexhepit javë më parë, kur arriti marrëveshje me drejtuesit e Llapit.

Mirëpo, mesfushorit këmbëshpejtë papritmas i erdhi një ofertë nga skuadra shqiptare e Laçit dhe pa u hamendur dy herë, vendosi ta braktisë Llapin. Me këtë rast, futbollisti pohoi se kushtet e ofruara nga Laçi bën që ai të rikthehet në kampionatin shqiptar, pasi edhe më herët kishte luajtur te ky ekip, shkruan Gazeta Sheshi.

Por, jo gjithçka përfundoi këtu. Alban Rexhepi brenda pak ditësh arriti marrëveshje me kuadrën e tretë. Kësaj radhe, futbollisti që në edicionin e fundit luajti për Gjilanin, të hënën iu bashkua Dritës, duke thënë se: “Kam pranuar të kthehem te Drita sepse jam tifoz i Dritës dhe për mua ka qenë shumë veshtirë të luajë për ngjyra tjera. Tani jam te Drita dhe do të luftojmë t’i gëzojmë ‘Intelektualët’ me trofe”.

Tri klube dhe tri deklarata të ndryshme brenda një kohe të shkurtër për Rexhepin, i cili me gjasë është rehatuar te Drita, por afati kalimtar i verës nuk ka përfunduar ende…