Alban Rexhepi fillon me këmbë të mbarë aventurën te Burreli, gol në miqësoren ndaj Bylysit

Alban Rexhepi javë më parë është zyrtarizuar si futbollisti më i ri i skuadrës së Burrelit nga Shqipëria.

Kurse sot, kjo skuadër ka zhvilluar ndeshjen miqësore ndaj Bylysit, shkruan Gazetasheshi.com

Këtë miqësore e ka fituar skuadra mysafire e Burrelit me rezultat të pastër 0-2.

Golat për Burrelin i kanë shënuar Uendi Vecaj dhe futbollisti gjilanas, Alban Rexhepi.

Kujtojmë që Rexhepi në Kosovë ka qenë pjesë e shumë klubeve në vend, si Gjilani, Drita, Llapi, Ferizaj, Vushtrria, Vllaznia e Vitia.

/Gazeta Sheshi/