Alban Pnishi largohet nga Feronikeli, futbollisti padit klubin në FIFA!

1067
Alban Pnishi gjatë prezantimit te KF Feronikeli

Alban Pnishi erdhi me shumë bujë në Klubin Futbollistik “Feronikeli” gjatë afatit kalimtar të verës. Megjithatë, aventura e ish-reprezentuesit të Kosovës në Drenas nuk shkoi edhe ashtu siç e kishte pritur.

Pas disa paraqitjeve, Pnishi u suspendua së bashku me gjashtë futbollistë të tjerë për shkak të rezultateve negative të skuadrës dhe më pas nuk u panë asnjëherë në fushën e lojës.

Mbrojtësi kosovar ishte njëri prej shtatë futbollistëve të pezulluar nga trajneri Klodian Duro, i cili kishte ndarë futbollistët në fjalë në stërvitje nga pjesa tjetër e grupit.

Situata e Duros qëndroi e pazgjidhur deri në muajin e kaluar, por tashmë ka marrë fund gjithçka.

Pnishi e ka shkëputur kontratën me “Xehtarët” në ditët e para të muajit shkurt, për shkak se Feronikeli nuk i ka qëndruar “besnik” kontratës në lidhje me pagesat, bën të ditur mediumi “Demokracia”.

Pas shkëputjes së kontratës, gazeta mëson se Pnishi ia ka lënë këtë punë në dorë organit më të lartë të futbollit në botë, FIFA-së.

Gjithashtu, bëhet e ditur se futbollistët e Feronikelit nuk janë paguar në dy muajt e fundit, derisa “minus” dy paga është edhe Pnishi.

LEXO gjithashtu edhe:

Feronikeli në krizë të madhe financiare, ja që sa muaj nuk kanë marrë paga futbollistët

Ndryshe, 30-vjeçari para Feronikelit kishte luajtur në Izrael te Bnei Yehuda dhe në Zvicër te Grasshoppers dhe FC Wohlen.

Me Përfaqësuesen e Kosovës, Pnishi ka bërë shtatë paraqitje.