Alarm te Barça, Messi në dyshime për sfidën ndaj Real Sociedad

Ronald Koeman e konfirmoi në konferencën për shtyp se Lionel Messi është njëri nga disa lojtarë të Barcelonës që ndjejnë disa shqetësime.

Kjo situatë vjen pas fitores së tyre 4-0 jashtë fushe ndaj Granadas të shtunën e kaluar, ku lojtari u zëvendësua para mbylljes së takimit.

Messi ishte i pranishëm për stërvitje të martën, ku Barcelona po përgatitet të ndeshet me Real Sociedad në gjysmëfinalet e Superkupës së Spanjës.

Është e kuptueshme që trajneri të ketë kujdes me Messin, kështu që mbetet e paqartë nëse ai do të jetë startues kundër Sociedadit.

Ndeshja zhvillohet sot (e mërkurë) në mbrëmje në stadiumin “Nuevo Arcangel” nga ora 21:00.