Kampionati spanjoll është hapur dhe kjo falë dy humbjeve rradhazi të Barcelonës. Pasi kanë humbur “El Clasicon”, kampionët e Spanjës nuk kanë thyer dot tabunë në fushën e Sociedadit ku janë mundur 1-0.
Barça ka frenuar në renditje, por ajo që shqetëson më shumë trajnerin Luis Enrique, është magjia e humbur e Lionel Messit për të shënuar.
Në 362 minutat e fundit në të gjitha kompeticionet ku Barcelona aktivizohet, “pleshti” nuk ka arritur të shënojë gol. “Thatësia e golave” i ka ndodhur Leo Mesit edhe në vitin 2011, kur sulmuesi argjentinas nuk ka shënuar për disa ndeshje rresht. Ndoshta mund të jetë edhe mallkimi i golit të 500 që po vije dalë ngadalë.