Alaba – Real Madrid, kjo nuk pritej

433

Historia e futbollit ka treguar se çdo dëshirë e presidentit të Realit, Florentio Perez, është realizuar. Ai ka bërë të mundur megatransferime si Zidane, Beckham, Ronaldo apo Bale. Ndërkohë, gazeta spanjolle madrilene “AS” pati zbuluar se Perez është fiksuar pas mbrojtësit të majtë të Bayernit, David Alaba.

FUSSBALL - DFB Pokal, Bayern vs Kaiserslautern

Për 24-vjeçarin austriak Reali po bën gati të ngrejë ofertën nga 65 në 80 milionë euro. Teksa drejtuesit e Bajernit konfirmuan që Alaba është i pashitshëm, këtë vendim e zyrtarizon edhe vetë lojtari gjatë një interviste për televizionin austriak “ORF”.

“I kam vënë qëllime të mëdha vetes për këtë sezon dhe këto i kam me Bayernin. Është një nder i madh të përflitem nga një klub i madh si Reali, por në Mynih kam një kontratë afatgjatë dhe sapo kam rinovuar. Për më tepër që deri më sot nuk di gjë për ndonjë ofertë. Edhe sikur të jepet një e tillë, nuk më intereson”, nënvizoi Alaba, i cili rinovoi kontratën deri në vitin 2021.

Këtë sezon Reali ka Marcelon për krahun e majtë të mbrojtjes. Alaba pritet të jetë plani i Perezit për sezonin e ardhshëm 2017-2018.

Alaba do shiritin

alaba-large_trans++KkzUGe8q7_A35DWV6BPUcdrIjj7OQXBixBfIvNpNFzU

Teksa kapitulli “Real” është pothuajse i mbyllur, Alaba ka shprehur një interes të veçantë për kombëtaren austriake. Ai dëshiron të jetë kapiteni i Austrisë duke zëvendësuar kështu Kristian Fuks. Ky i fundit u tërhoq nga përfaqësuesja pas Europianit 2016.

Për shiritin e kapitenit gara është bërë e fortë pasi veç Alabës, kandidatë janë lojtari i Leverkusenit, Julian Baumgartlinger dhe portieri Robert Almer.

“Do ishte një nder i madh të merrja shiritin. E parashikoj një gjë të tillë. Mendoj se e kam treguar shpeshherë që me stilin dhe eksperiencën time mund ta përfaqësoj denjësisht kombëtaren si kapiten”, përfundoi 24- vjeçari austriak.