Aktorja bën premtimin e “çmendur” për futbollistët e Perusë

Peruja do të përballet me Kilin në gjysmënalen e Kupës së Amerikës, një ndeshje për “jetë a vdekje”, pasi aty do të përcaktohet ekipi nalist, aty ku e pret Brazili.

Për të karikuar lojtarët peruanë ka menduar aktorja Stephanie Cayo, e cila me anë të një postimi në Twitter ka bërë me dije se do të puthë cilindo lojtar që do të bëhet shkaktar për triumfin ndaj Kilit.

“Do t’i jap një puthje lojtarit që shënon ndaj Kilit”, shkroi fillimisht bukuroshja peruane, ndërsa më vonë e vijoi lojën e saj me ngacmime të tjera për fansat, “Cilin lojtar do të donit të puth”, apo “Po mendoj t’i jap një puthje lojtarit përgjegjës për kualikimin (natyrisht me lejen e tij)”, shkroi ajo më vonë. Një premtim i fortë, duke qenë se aktorja është e martuar, madje ka edhe një fëmijë.

Stephanie është shumë e njohur në vendin e saj, teksa karrierën e ka ndërtuar si aktore, por ka tentuar edhe të jetë këngëtare, normalisht edhe një modele e suksesshme.