Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës, kanë ndërmarrë sot një aksion kundër auto salloneve.
Mediumi Lajmi.net ka mësuar se aksioni është duke u zhvilluar në auto sallonet përgjatë magjistrales Prishtinë-Ferizaj.
Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë, e ka konfirmuar aksionin por nuk ka dhënë detaje më tepër.
“Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën dhe ATK-në kanë ndërmarrë sot një operacion kontrolli në funksion të luftimit të dukurive negative dhe veprave penale që ndërlidhen edhe me evazion fiskal”, ka deklaruar Dauti.