Aksident zinxhiror në Lipjan, tre të lënduar

105

Policia e Kosovës përmes një komunikate ka bërë të ditur se dje në fshatin Gadime në Lipjan ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet tri veturave.

Si pasojë e këtij aksidenti, përveç dëmeve materiale, lëndime kanë pësuar edhe tre persona të tjerë, transmeton Koha.net.
Të lënduarit janë tre meshkuj, drejtuesit e veturave, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.