Aksident i tmerrshëm i sportistit të njohur, dërgohet me urgjencë në spital

385

Sportisti më i suksesshëm në golf, Tiger Woods ka pësuar lëndime në një aksident horror në Kalifornia.

45-vjeçari me urgjencë i është nënshtruar një operimi pas lëndimeve të rënda në këmbë.

Nga departamenti i policisë në Los Anxhelos kanë konfirmuar se Woods ishte duke e vozitur një veturë me të cilën u aksidentua në mëngjesin e sotëm.

Ekipet e zjarrfikësve duhej të ndërhynin për ta kapur Woodsin dhe për ta dërguar në spital.

Sipas departamentit, automjeti pësoi “dëmtime të mëdha”.

Duket se ai është përplasur në një zonë me bar, jo në një rrugë.