Ajeti – Mihajlovic, situata nuk është aspak e mirë

380

Edhe pse nga fillimi i kampionatit Italian na ndajnë ende disa javë, duket se aventura te Torino nuk ka nisur mirë për Arlind Ajetin.

Trajneri serb i Torinos, Sinisa Mihajlovic, për momentin nuk ka besim te mbrojtësi shqiptar, pasi e shikon si një alternativë në rast dëmtimi apo pezullimi të njërit mes Maksimovicit dhe Morettit.

Në rast nevoje, Ajeti shikohet edhe në krahun e djathtë të mbrojtjes. Sa i përket të ardhmes të mbrojtësit në Torino, është ende herët për të folur, pasi merkato mund t’i largojë njërin prej konkurrentëve të tij.

Mësohet se Maksimovic ka marrë oferta nga disa klube si Chelsea dhe Sevilla. Dy klubet në fjalë janë gati të shpenzojnë deri në 3 milionë euro për serbin.