Ajaxi në hall: I lëndohet trajneri

87

Frank de Boer-in e kanë tradhëtuar këmbët derisa ka tentuar të stërvitet së bashku me futbollistët e tij të Ajax-it, me ç’rast ka lënduar tendën e Akilit. Gjatë kohës teksa po luante së bashku një ndeshje “futboll-tenisi”, De Boer ka përfunduar në barrelën e stafit mjeksor, transmeton Gazeta Sheshi.

45-vjeçari më pastaj është dërguar në spitalin më të afërt, me ç’rast iu është ofruar ndihma e parë dhe ka përfunduar nën fasha dhe gjips. Ky është një ndër rastet e rralla, kur skuadrës i lëndohet trajneri e jo futbollistët.

/Gazeta Sheshi/