Ahmeti kur e sheh Beqirin: Prishtinë, të dua

178
Deputeti Beqiri, i cili është edhe sekretar i përgjithshëm i LDK-së, në “Rubikon”, pos për aspekte të politikës në nivel qendror, ka kritikuar rëndë Shpend Ahmetin, se ka dështuar tërësisht në udhëheqjen e kryeqytetit.

Sapo ka përfunduar emisioni “Rubikon” në KTV, ku i ftuar ka qenë ish-kryetari i Prishtinës, Ismet Beqiri, ka reaguar ai aktual Shpend Ahmeti.

“Duke e parë Rubikonin, mund të them vetëm një fjali: Prishtinë, të dua”, ka thënë Ahmeti në profilin e tij në Facebook.