Ahmeti: Ja si u sulmova nga huliganët në Shkup

199

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ka zbuluar detaje rreth sulmit të djeshëm që i ka ndodhur në Maqedoni gjatë ndeshjes mes Vardarit dhe Shkëndijës së Tetovës

Më këtë rast Ahmeti, ka reaguar pas sulmit që i është bërë nga tifozët e Vardarit, ‘Komitët’, gjatë ndeshjes ndaj Shkëndijës së Tetovës..

Lexoni më poshtë postimin e Ahmetit në Facebook:

Të gjithë ata që më njohin e dinë se jam një adhurues i madh i futbollit. Tash e disa vite jam edhe tifoz i Shkëndijës së Tetovës dhe sipas mundësive kam përcjell ndeshje të ndryshme edhe në kampionatin e Maqedonisë edhe kur kanë luajtur në kualifikime evropiane.

Dje isha në ndeshjen vendimtare të kampionatit në mes të Vardarit dhe Shkendijes në Shkup. Tifozëve të Shkëndijës i ishte ndaluar hyrja në stadium ndërsa aty ishin mbledhur rreth 2 mijë tifozë të Vardarit. Ne ishim rreth 20 shqiptarë, mysafirë të klubit Shkëndija të cilëve udhëheqësit e Vardarit na kishte vendosur në mes të tifozëve të Vardarit.

Gjatë gjithë lojës këndimet e tifozëve të Vardarit ishin të llojit “shqiptarët e mirë janë shqiptarët e vdekur”. Pasi shënoi Vardari, gjanat u tensionuan edhe më shumë sepse ata e kishin të qartë që aty jemi rreth 20 shqiptarë.

Kur filluan të këndojnë se të gjithë maqedonët të ngritën në këmbë e vërtetuar se ishim shqiptarë. Mirëpo incidenti ndohi kur Shkëndija shënoi golin e barazimit, ndërsa kryetari i klubit të Shkëndijës u ngrit në këmbë për të festuar.

Që nga ai moment, filluan të gjuajnë gjësende në drejtim tonin, duke goditur disa nga personat që ishin aty. Policia erdhi me vonesë, dhe u mundua ti qetësojë por pa sukses. U detyruan të na nxjerrin nga ndeshja për sigurinë tonë.

Jam i vetëdijshëm që huliganë të futbollit ka kudo në botë. Megjithatë, ajo që nuk mund të tejkalohen jane dy gjëra:

1. Urrejtja ndaj shqiptarëve është në maksimum dhe në situata të tilla shpërfaqet e pastër.

2. Përfaqësimi shqiptar në Maqedoni është në gjendje shumë të dobët. Koketimi i partive tona për qeveri pa kërkesa të qarta dhe parimore të shqiptarëve do të sjellë më shumë diskriminim dhe urrejtje ndaj shqiptarëve e jo vetëm në ndeshje futbolli.

Unë mund të jem atje vetëm disa orë, një herë në dy tre muaj, por shqiptarët e Maqedonisë atje jetojnë në kushte të tilla gjatë tërë vitit, brenda e jashtë stadiumi