Ahmed Januzi 'kërcënon' kështu Besën

148

Prishtinën nesër e pret një udhëtim mjaft i vështirë, me ç’rast do përballet me skuadrën e Besës në Shahin Haxhiislami. Për sulmuesin e bardh e kaltërve, Ahmed Januzi, kryeqyetasit e kanë vetëm një mision në këtë përballje, e ajo është fitorja.

“Besa më duke që është ekip i komponuar mirë. Kanë trajner të mirë. Nuk besoj se do ta kemi lehtë. Por, sido që të jetë, ne e kemi filozofinë tonë të lojës dhe jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje dhe besoj shumë në rezultat pozitiv. Jo vetëm unë, por i gjithë ekipi jemi moralisht mirë, jemi stërvitur mirë dhe jemi bërë gati t’i marrim tre pikë”, ka thënë sulmuesi i tre golave të Prishtinës e ku njërin e ka shënuar në Pejë kundër Feronikelit për Superkupë.