Aguero humbet derbin e Manchesterit

147

Lajme të kqija vijnë për Manchester Cityn pasditen e së premtes. Sulmuesi kryesor i tyre, Sergio Aguero, nuk do ketë mundësi të luajë në derbin e Manchesterit në xhiron e ardhme. Federata Angleze e ka dënuar argjentinasin me tre ndeshje suspendim për gjestin e bërë ndaj futbollistit të West Ham United, Winston Reid, me ç’rast e goditi me bërryl.

Sikurse në çdo rast tjetër FA ka përdorur xhirimet për të dënuar një futbollist pas përfundimit të ndeshjes.

Pa dyshim se ky do jetë një lajm i hidhur për Pep Guardiolan që nuk do ketë mundësi të llogarisë në shërbimet e sulmuesit më të mirë të tyre, megjithëse edhe Mourinho mund të mbetet pa Mkhitaryan i cili u lëndua me përfaqësuese.

Manchester United ndeshet me Manchester Cityn, javën e ardhshme në “Old Traford”, në kuadër të javës së katërt të Ligës Premier.