“Agjërimi” i mysafirëve

100

Gjashtë ndeshje asnjë gol. Dy barazime pa gola dhe katër disfata kanë pësuar skuadrat të cilat patën rolin e mysafirit në javën e 26-të në Raiffaisen Superligën e Kosovës në futboll.

Një “Déjà vu” e tillë kishte ndodhur edhe në javën e 14-të të fazës së dytë të kampionatit, me ç’rast skuadrat mysafire ishin dorëzuar ende pa udhëtuar, me ç’rast nuk arritën të realizonin asnjë gol, me Vushtrrinë skuadrën e vetme që kishte nxjerrë një barazim pa gola përballë Hajvalisë, ndërkohë skuadrat tjera deponuan nga një humbje në xhirollogarinë e tyre, transmeton Gazeta Sheshi.

Ky bilanc negativ i skuadrave mysafire është vazhdimësi e këtij sezoni, me ç’rast në të shumta raste janë realizuar shumë pak gola nga skuadrat udhëtuese.

Madje, vetëm Gjilani, Hajvalia, Feronikeli dhe Liria kanë realizuar më shumë se dy gola gjatë një ndeshje në udhëtim, deri sa mesatarja e golave të realizuar nga miqtë është shumë e vogël.

/Gazeta Sheshi/