Agim Hasani tregon objektivat e Flamurtarit me Artim Shaqirin si trajner

Artim Shaqiri, ish futbollist i mirënjohur, dikur si trajner ka drejtuar me sukses Shkëndijën e Tetovës, së fundit edhe Kukësin, emërohet kryetrajner i ri i Flamurtarit të Prishtinës.

Ardhja e Shaqirit në krye të kuqezinjve shton apetitet që të luftojnë për pozitat më të larta.

Drejtori sportiv i FC Flamurtarit, Agim Hasani, tha për gazetën kombëtare “Bota sot”, se kanë firmosur Shaqiri dhe kanë një objektiv të qartë për edicionin.

Image result for artim shaqiri

“Kontrata është një plus një vit dhe me synime për katër vendet e para. Ne jemi ende duke stërvitur, nuk i kemi ndërprerë ato dhe do të punojmë deri me 15 qershor, pastaj do të shkojmë pushim deri me 1 korrik”, thotë Hasani.

A do të shohim një Flamurtar më ndryshe? “Në këtë aspekt po punojmë dhe për një Flamurtar më ndryshe. Shaqiri ka përvojë dhe besoj se kualitetet i tij do të vijë në shprehje”, thotë Hasani.

Flamurtari përfundoi në mesin e tabelës përkatësisht në pozitën e gjashtë në elitën e futbollit, me 45 pikë të mbledhura.