Afrim Tovërlani provokon Gani Sejdiun

207

Trajneri aktual i Feronikelit, Afrim Tovërlani ka ‘provokuar’ homologun e tij te Trepça ’89, dikur paraardhës i tij te ekipi nga Drenasi, Gani Sejdiu.

Nga shumë foto që mund t’i postojë në rrjetin social, ‘Facebook’, Tovërlani e ka zgjedhur një të bërë para një jave në Mitrovicë, ku në prapavi shihet Sejdiu jo shumë në qejf, transmeton Gazeta Sheshi.

Tovërlani i pari, Sejdiu i dyti mbase mund të jetë domethënia e kësaj fotoje.

Tovërlani dhe Sejdiu në të kaluarën nuk kanë pasur marrëdhënie të mira, madje nuk ia kishin shtrirë dorën njëri-tjetrin fare, por me kalimin e kohës situata është zbutur dhe trajnerët e njohur shihet të kenë përmirësuar marrëdhëniet, së paku para mediave.

Sejdiu, i cili edicionin e kaluar arriti ta fitojë titullin e kampionit me ‘Niklin’, e la skuadrën për t’ia lëshuar pozitën Tovërlanit, i cili po e trason të njëjtën rrugë, pasi kampionët po i prijnë renditjes.

Untitledhhhh