Afër finalizimit, Muric befason me klubin e ri

Arijanet Muric është pranë transferimit në futbollin spanjoll.

Arijanet Muric mund ta vazhdojë karrierën në futbollin spanjoll.

E përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” raporton se portieri titullar i Kosovës është shumë pranë transferimit te skuadra e Girona në ligën e dytë spanjolle, transmeton lajmi.net.

Muric, anëtar i Manchester Cityt shihet si përforcim i ardhshëm i Gironas gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Në aventurën e tij të fundit si huazim në Nottingham Forest, ai nuk ka qenë titullar dhe zhvilloi gjithsejtë 5 paraqitje në Championship.