Afati kalimtar sapo ka filluar, këto janë lëvizjet e para në Vala Superligë (FOTO)

Afati kalimtar i janarit vetëm sa ka filluar, ndërkohë skuadrat kosovare nuk kanë hezituar ti zyrtarizojnë lëvizjet e para, shkruan Gazetasheshi.com.

Nga radhët e skuadrave që garojnë në kampionatin elitar më aktive ishte Llapi i Tahir Batatinës që ka bërë dy lëvizje deri më tani.

Fillimisht kampionët e dimrit prezantuan Egzon Shabanin, i cili ishte pa skuadër që nga ndarja me Gjilanin.

Fotografia e K.F. LlapiMë pas zyrtarizuan Altin Merlakun, i cili erdhi nga radhët e Besës së Pejës.

Fotografia e K.F. LlapiEdhe skuadra e Feronikelit tashmë e ka kryer punën me Genc Hamitin, megjithëse kuqezinjtë po pretendojnë se lojtari është ende i tyre.

Sidoqoftë kontrata e Hamitit me Drenicën ka përfunduar dhe ai tashmë është lojtar i ri i Feronikelit.

Genc HamitiEnde jo i zyrtarizuar por tashmë po llogaritet të jetë pjesë e Gjilanit. Mesfushori kreativ Fuat Karabeg është marrë vesh me drejtuesit e kuqebardhëve dhe të premtën pritet të zyrtarizohet, merr vesh Gazetasheshi.com.

Image result for fuat karabegu vllaznia pozheranTrepça ’89 zyrtarizoi mesfushorin kubanez Hernandez Campanioni Marcel, megjithëse lojtari ende nuk i është bashkuar skuadrës. Ai pritet të bashkohet me “minatorët” në përgatitje në Turqi

Fotografia e KF Trepça '89 FCPos Hernandez kampionët në fuqi zyrtarizuan edhe Gugash Maganin si trajner të ri të skuadrës.

Traineri i Tiranes Gugash Magani, gjate ndeshjes se futbollit, Tirana-Besa e Kavajes, 2-1, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin, Qemal Stafa ne Tirane.
Prishtina ka rikthyer në radhët e veta të gjithë futbollistët nga huazimi, derisa ende nuk ka zyrtarizuar asnjë futbollistë. Arbër Hoxha (nga Besa), Blend Baftiu (Flamurtari), Donat Hasani (KEK-u), Granit Jashari (2 Korriku) dhe Leonat Vitija (nga KEK-u) janë bashkuar tashmë në stërvitje me bardhekaltërit.

Gjithashtu tek bardh e kaltërit do qëndrojë në prova për disa ditë sulmuesi shqiptar nga Mali i ZI, Fatmir Molabeciroviç.

Fotografia e Fansat e Futbollit Kosovar

Gazetasheshi.com mëposhtë ua sjell të gjitha lëvizjet e bëra deri më tani nga klubet e Vala Superligës:

LLAPI
Ardhje: Egzon Shabani, Altin Merlaku
Largime: Miran Maksuti, Valon Zeqiri, Besnik Krasniqi

PRISHTINA
Ardhje: Arbër Hoxha, Blend Baftiu, Donat Hasani, Granit Jashari dhe Leonat Vitija (nga huazimet), Berat Ahmeti? Fatmir Molabeciroviç?
Largime: Mentor Mazrekaj?

DRITA
Ardhje: Festim Alidema? Xhevair Sukaj? Gilberto Fortunato?
Largime: Betim Halimi? Arbnor Ramadani? Laurent Ismailaj?

FERONIKELI
Ardhje: Genc Hamiti, Ismet Munishi (trajner), Adenis Shala? Semir Zeneli?
Largime: Zekirja Ramadani (trajner), Yll Hoxha?

LIRIA
Ardhje: Arbër Likaj (huazim) Sebino Plaku?
Largime: Robert Gjeraj

DRENICA
Ardhje: Sadat Pajaziti (trajner)
Largime: Visar Berisha, Genc Hamiti, Bekim Shotani (trajner)

TREPÇA ’89
Ardhje: Hernandez de Souza, Gugash Magani (trajner)
Largime: Gani Sejdiu (trajner), Hasan Hyseni?

GJILANI
Ardhje: Fuat Karabeg? Arbër Shala? Arago Jamal? Emanuel Mbella?
Largime: Ergin Sherifi?

VËLLAZNIMI
Ardhje: Nuk ka
Largime: Ismet Munishi (trajner), Samir Sahiti, Kushtrim Gashi, Paolo Ivani, Adenis Shala? Semir Zeneli?

BESA
Ardhje: Nuk ka
Largime: Sahit Gashi (trajner) Altin Merlaku, Arbër Hoxha, Florent Papuqi? Florent Qorraj? Fetim Kasapi?

FLAMURTARI
Ardhje: Nuk ka
Largime: Krenar Ramadani, Ervin Hallunaj, Qëndrim Dautaj, Blendi Baftiu, Jurgen Gjini, Ardit Jaupaj, Davide Risteri, Simo Goranovic, Antonio Fischer, Adrijan Chavolli.

VLLAZNIA 
Ardhje: Nuk ka
Largime: Bylbyl Sokoli (trajner), Alban Tusuni, Rron Statovci? Fuat Karabeg? Festim Krasniqi? Festim Alidema? Shkëmbim Salihu? Alban Shillova?

/Gazeta Sheshi/