Afati kalimtar i janarit: Këto priten të jenë lëvizjet e fundit nga gjigantët evropian

Afati kalimtar i janarit sa shkon dhe bëhet më i nxehtë. Klubet e mëdha evropiane kërkojnë të forcojnë rradhët e tyre përpara se të futen në fazën finale të objektivave të tyre, transmeton Gazetasheshi.com nga Marca.com.

Real Madrid kërkon transferimin e një sulmuesi qendre.

Pas Fabregas edhe Morata drejt largimit nga Chelsea.

Higuain pranë Chelseas.

Këto dhe informacionet e tjera mund ti ndiqni më poshtë:

Real Madrid: Brahim Diaz dhe një sulmues “9”

Klubi madrilien sapo ka mbyllur transferimin e një prej talentëve më premtues spanjoll. 17 milionë euro i pagoi klubit të Manchester City për ta transferuar futbollistin 19 vjeçar Brahim Diaz, i cili debutoi të mërkurën mbrëma ndaj Leganes (3-0) në kuadër të Kupës së Mbretit.

Siç raporton “Marca” tani mbretërit janë në kërkim të një sulmuesi qendre. Werner, Piatek apo edhe Jovic.

Video thumbnail
FC Barcelona: Vijnë Murillo dhe Todibo, largohen Munir dhe Suarez?

Klubi katalanas tashmë ka zyrtarizuar ardhjet e dy qendërmbrojtësve Murillo dhe Todibo, ndërkohë ka hapur derën e largimit për Munir dhe Denis Suarez.

Orët në vazhdim pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e dy të talentuarve të dalë nga akademia e La Masias.

Chelsea FC: Pas Fabregas largohet edhe Morata

Spanjollët duket që nuk janë të pëlqyer për Maurizio Sarrin. Pasi i tregoi derën mesfushorit Cesc Fabregas, tani rradha për tu larguar është për sulmuesin Alvaro Morata.

Juventus, Milan, Atletico Madrid dhe Sevilla kanë shprehur interesum të fitojnë shërbimet e ish-anëtarit të Real Madrid.


AC Milan: Higuain braktis rosonerët dhe shkon drejt Londrës?

Aventura e sulmuesit argjentinas Gonzalo Higuain mund të përfundojë shpejtë te skuadra e Milan. Pas ardhjes së sulmuesit të talentuar brazilian Lucas Paqueta e ardhmja e “El Pipitas” mbetet në ajr.

Siç raportojnë mediat në ishull Chelsea është e interesuar për shërbimet e Higuain që kushton 35 milionë euro.


Valencia CF: Përfundon huazimi i Batshuayi dhe tani kërkon Chichariton

Klubi valencian ka njoftuar këtë të enjte (10 dhjetor) se ka përfunduar huazimin e sulmuesit Michy Batshuayi, i cili tani do të rikthehet te Chelsea.

Tani “lakuriqët” po kërkojnë huazimin e sulmuesit meksikan Javier Hernandez Chicharito.

Video thumbnail

/Gazeta Sheshi/