Adrian Gaxha thote se e ka kohen per martese

91

Adrian Gaxha tashmë është bindur se një martesë në këtë kohë do të ishte idealja. Teksa ka folur për planet për martesë, këngëtari ka pranuar faktin se kjo do të ndodhë.

Gaxha është pyetur në një intervistë të fundit nëse është gati të martohet. Ai ka shpjeguar se kur ka qenë i vogël, gjyshi i ka thënë se do të martohej 32-33 vjeç.

“Dëshira ekziston dhe kjo gjë do të ndodhë”, ka thënë këngëtari.

E siç duket Gaxha e ka gjetur dashurinë, të paktën kështu ka lënë të kuptohet, teksa është përgjigjur “kjo le të mbetet sekret”.