“Adios” Madrid, transferohet te Mourinho (FOTO)

Jose Mourinho kërkon një përforcim nga Atletico Madrid.

Jose Mourinho është i interesuar për transferimin e mesfushorit ofanziv të Atletico Madridit, Yannick Ferreira Carrasco, raporton “Fichajes”.

Reprezentuesi belg është objektiv i Manchester United, për verën e vitit të ardhshëm.

Mourinho pëlqen shumë Carrascon i cili ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në Atletico Madrid gjatë këtij sezoni.

Ai ka kontratë në Vicente Calderon deri më 2022.