Adhuruesja e Madones i përgjigjet revoltës së njerëzve ndaj gjestit të Madonës

97

Mbretëresha e popit, Madona, e kishte tërhequr poshtë korsetin e 17 vjeçares kur ajo kishte hipur në skenë, duke ia nxjerrë asaj gjoksin përpara publikut. Bile i kishte thënë që edhe vajza mund t’ia bëjë të njëjtën gjë asaj nëse do.

Shumë individë kishin reaguar ndaj sjelljes së Madonës duke thënë se ajo e kishte turpëruar vajzën e re, dhe i kishin sugjeruar vajzës që ta padiste Madonën.

Por vetë vajza, ndërkaq, ka një përgjigje tjetër.

“Pse duhet të padis Madonën për një nga momentet më të mira të jetës sime? Kjo ka qenë nata më e mirë e imja”.

Sa i përket “turpërimit” ajo ka thënë:

“Vetëm unë kam të drejtë të vendos se a jam e turpëruar apo jo. Pse njerëzit duhet të supozojnë se unë duhet të kem turp nga gjoksi im, thithkat e mia apo trupi im?”