Ademi: Jemi pjese e UEFA-s por jo edhe zyrtarisht

124

Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu sot është pjesë e Kongresit të jashtëzakonshëm të UEFA-së.

Pjesëmarrja e FFK-së në Kongresin e UEFA-së vërteton se ne jemi pjesë e UEFA-së, ka thene Agim Ademi, nenkryetari i FFK-se, per KosovaPress. Ai thote se në këtë kongres do të vlerësohet puna dhe gjendja e UEFA-së pas ngjarjeve të fundit.

Sipas Ademit, në këtë kongres, Vokrri bashkë me Salihun do të takon gjitha federatat pjesëmarrëse të cilat do të vendosin për Kosovën në Kongresin e 3 majit që mbahet në Budapest dhe se delegacioni i Kosovës do të jape kontributin e duhur në këtë drejtim.

“Kjo është një ngjarje e rëndësishme për ne, sepse pjesëmarrja e FFK-së vërteton se ne jemi pjesë e UEFA-së, edhe pse ende nuk jemi pranuar më drejta të plota”, ka thënë Ademi.

“Ky është një Kongres i jashtëzakonshëm, ku vlerësohet puna dhe gjendja e UEFA-së pas ngjarjeve që kanë ndodhur, dhe në këtë Kongres do të vendoset për kandidaturën për kryetar të UEFA-së”.

“FFK edhe në Kongresin e FIFA-së shkon se anëtare e shtëpisë më të madhe në futbollin botëror. Shpresojmë se kontributi i delegacionit tonë do të jetë në nivelin e duhur në Kongresin e Jashtëzakonshëm te UEFA-së. Delegacioni ynë do të takohet më gjitha federatat të cilat do të vendosin më 3 maj në Kongresin e Rregullt të UEFA-së që mbahet në Budapest. Në Kongresin e Budapestit, Kosova do të jetë në rend të ditës dhe besojmë së në Budapest, Kosova zyrtarisht do të bëhet pjesë e UEFA-së”, ka theksuar Ademi.

Ai është i bindur se FFK më 3 maj do të pranohet në UEFA për të nisur një epokë e re për futbollin tonë. /KosovaPress/