Adam Jonson, përjashtohet nga video-lojrat për vitin 2016

190

Adam Jonson është përjashtuar nga video-lojrat për vitin 2016. Kompania e njohur e lojrave, EA Sport ka eleminuar futbollistin nga programi pas skandalit seksual, me ç’rast kishte abuzuar me një të mitur, bën të ditur Gazeta Sheshi.

“Adam Jonson është përjashtuar nga skuadra e Sunderland dhe kombëtares angleze në video-lojrat për vitin 2016. Jemi duke u munduar të zgjidhim këto probleme vazhdimisht”, kanë theksuar zyrtarët e video-lojës EA Sport.

Vetëm pak ditë më parë Adam Johnson pranoi para gjyqtaës së Bradfordit se ka joshur nëpërmjet internetit dhe më pas ka patur raporte seksuale me një 15–vjeçare, edhe pse ka qenë i informuar për moshën e saj të mitur.