Abrashin mban shiritin e kapitenit te Freiburgu në fitoren e thellë

Amir Abrashi është njëri nga futbollistët më të mirë që ka Kombëtarja e Shqipërisë.

Mungesa e tij për gati një vit bëri që Shqipëria të kishte probleme shumë të mëdha në repartin e mesfushës.

Por me kthimin e tij nga lëndimi, ai u rikthye në formën më të mirë si te Freiburgu ashtu edhe te kombëtarja shqiptare ku ka qenë më i miri në ndeshjet e fundit.

Mesfushori shqiptar vlerësohet shumë tek klubi i tij aktual Freiburg.

Në ndeshjen e fundit miqësore, Freiburg u përballë me ekipin Offenburg dhe triumfoi me rezultat të thellë 6-1.

Gjakovari Abrashi ishte titullar në këtë takim dhe e barti shiritin e kapitenit për klubin kuqezi.

Ky është një vlerësim i madh për Abrashin i cili është ndër lojtarët kryesor të skuadrës gjermane.