Sipas disa raportimeve që vijnë nga mediat në apenine pronari i Chelsea-t, Roman Abramovich, u ka thënë lojtarëve të tij se tashmë ka nënshkruar me trajnerin italian Antonio Conten.
Conte është favoriti më i fortë për ta zëvendësuar menaxherin e përkohshëm Guus Hiddink në Stamford Bridge këtë verë.
Sipas gazetës Corriere dello Sport, pronari i Chelseat Roman Abramovich i ka mbledhur lojtarët së bashku në fushën e treningut fundjavën e kaluar duke ju thënë:
“Unë kam nënshkruar me Conte-n, Hiddink definitivisht do të largohet edhe pse ai është duke e kryer punën shumë mirë”.