Abramovich “shkarkon” Conten!

433
Pronari i Chelseas, Roman Abramovich ka paralajmëruar Antonio Conten se do të shkarkohet nga posti i menaxherit nëse vazhdojnë paraqitjet si ajo në humbjen nga Liverpool.

Pronari i Chelseas, Roman Abramovich ka mbetur shumë i dëshpëruar pas humbjes nga Liverpool.

Tabloidi britanik “The Sun” ka bërë të ditur se Abramovich dhe zyrtarë të tjerë kanë mbetur në takim me Conten duke e analizuar ndeshjen deri në ora 1 pas mesnatës.

Dhe, kreu i “Blues” ka paralajmëruar Conten se e pret shkarkimi nëse vazhdojnë paraqitjet si ajo kundër Liverpoolit.

Paraqitja e Chelseas në duelin ndaj Liverpoolit e ka vënë në diskutim punën e Contes. Liverpool fitoi me rezultat 2:1 në Stamford Bridge.